Interi shikohej favorit para Chelsea për Dries Mertnes, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor. Sulmuesi belg kërkohej edhe nga klube të tjera, por edhe vetë Napoli nuk kishte hequr dorë nga shërbimet e tij dhe madje ka bërë një hap përpara.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se bisedimet kanë qenë intensive dhe marrëveshje është shumë pranë. Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022. Mertens, nga çdo klub kërkonte bashkëpunim të gjatë.
Dries Mertens is ready to sign a new contract with Napoli until June 2022. The agreement is almost ready. ?? #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 18, 2020
Mosha ishte dhe mbetet problemi kryesor, pasi belgu në fillim të këtij muaji ka mbushur 33 vjeç. Ai duket se është pajtuar për një marrëveshje 2-vjeçare dhe pritet që të vijë zyrtarizimi te skuadra italiane, ku ai luan prej verës së vitit 2013. /abcnews.al