Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të hënën vonë se SHBA-të mund ta tërheqëin një herë e mirë mbështetjen ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit.
Trump theksoi se SHBA-të mund ta realizojnë “kërcënimin” e tyre nëse nuk angazhohet për përmirësime të mëdha thelbësore në 30 ditët e ardhshme. ”
Në një letër të dërguar drejtuesit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Trump shkruante:
“Është e qartë se gabimet e përsëritura nga ju dhe organizata juaj për t’iu përgjigjur pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të kushtueshme për botën. E vetmja mënyrë përpara për Organizatën Botërore të Shëndetit është që të demonstrojë pavarësinë nga Kina.”
Administrata ime ka nisur tashmë diskutimet me ju në lidhje me mënyrën sesi mund të reformohet organizata. Por, duhet vepruar shpejt. Nuk kemi kohë të humbim,” shkruan më tej Trump.
Masa vjen në një kohë kur Trump ka ndaluar përkohësisht fondet për organizatën muajin e kaluar.
“Shtetet e Bashkuara financojnë me 400 milion deri në 500 milion dollarë OBSH-në çdo vit,” tha Trump në atë kohë, duke përmendur se Kina “kontribuon afërsisht 40 milion dollarë.” /abcnews.al/