Ivan Perisic, sulmuesi anësor kroat, u huazua te Bayern Munchen në merkaton e verës, por nuk arriti për asnjë moment të fitojë një vend titullari ose të bindë drejtuesit bavarezë që të paguajnë për kartonin e tij.
Bayern ka mundësinë të sigurojë kartonin e Perisic për 20 milion euro, por me shumë gjasa, nuk do të paguajnë. Interi nuk shqetësohet për këtë tërheqje të Bayern, pasi trajneri Antonio Conte, e ka një plan B për kroatin.
Perisic nuk do të aktivizohet më në krah, por si sulmues i dytë, me skemën 3-5-2, që është e preferuar e Antonio Contes. Kroati ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2022 dhe duket se është ende pjesë e planeve./abcnews.al