Doli nga shtëpia për të marrë rrogën në fasoneri, gjendet i dekompozuar trupi i 34-vjeçarit

schedule20:52 - 18 Maj, 2020

schedule 20:52 - 18 Maj, 2020

Martin Seleni, 34-vjeçari nga Vlora i cili u largua nga shtëpia për të marrë rrogën, duke humbur kontaktet me familjarët, është gjetur ditën e sotme i pajetë.

Trupi i tij u gjet i dekompozuar, ndërsa pranë tij policia gjeti edhe xhupin e kuq, që kishte veshur ditën që doli nga banesa.

Ai punonte në një fasoneri, ndërkohë mbeten mister shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e tij. Policia njofton se dyshimet paraprake janë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.

“Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nisur nga verifikimet e kryera, Policia ka bërë identifikimin e kufomës që i përket shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike”, deklaron policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!