Mërtiri: Rama sulmon protestën sepse zgjoi shqiptarët e përgjumur, do t’iu japë hashash dhe valium

schedule18:28 - 18 Maj, 2020

schedule 18:28 - 18 Maj, 2020

Analisti Ergys Mërtiri ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mërtiri tha se Rama nuk e sulmon protestën për një godinë por sepse protesta e tyre zgjon shumë shqiptarë të përgjumur.

“Ai teatër do të ringrihet edhe sot sepse ata që merrem me restaurimet thonë se godinat e rrënuara mund të ringrihen. Ne nuk kemi dalë aty për një ndërtesë. Rama nuk ka sulmon për një godinë, por sepse ngritja jonë zgjon shumë shqiptarë të përgjumur.

Edi Rama e di shumë mirë se forca e tij është te gjumi jonë. Ai di vetëm hashash dhe valium që njerëzit të jenë të përgjumur. Pamjet e rrëzimit të Teatrit kanë zgjuar revoltën tek secili prej nesh. Rama ka frikë sepse Teatri i thotë të vërtetën në sy dhe e vërteta është ajo që tremb.

Rama nuk do të gjejë rehat dhe qetësi në zyrën ku është. Ramës i duhet pushtet se është i dobët dhe ka bërë zullume. Ne jemi të fortë”, tha Mërtiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!