Klubet e Serie B po presin rifillimin e kampionatit, por vazhdojnë punën në merkato. Pescara kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe ka piketuar një lojtar shqiptar. Klubi ku aktivizohet Ledian Memushaj, pëlqen shumë Arbenit Xhemajlin.
Sipas raportimeve të Il Centro, 22-vjeçari shikohet si përforcimi i duhur për qendrën e mbrojtjes. Xhemajli ka lindur në Zvicër dhe është pjesë e Neuchatel Xamax në elitën e futbollit helvet, me të cilët ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Djaloshi nga Lugina e Preshevës ka luajtur me Kosovën U21, ndërsa tetorin e kaluar debutoi me përfaqësuesen e Challandes (Kosovë-Gjibraltar 1-0). E ardhmja e tij mund të jetë në Itali, aty ku do të kishte vlonjatin Memushaj shok skuadre. /abcnews.al