Mungesa e opozitës e ka bërë nul mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore gjatë ditës sotme.
Ashtu siç kishte njoftuar më parë, opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme në shenjë protestë për prishjen e teatrit si edhe zhvillimeve të djeshme.
Kjo ka bërë që në tryezë të ishin vetëm Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri. Madje, Hajdari i bëri thirrje PD-së që të rikthehej në tryezë, ndërsa Gjiknuri tha se nuk ka asnjë arsye serioze që të ndërpritet puna në këshill.
“Nuk shoh ndonjë arsye serioze për t’u ndërprerë se është cështje neutrale nuk ka të bëjë as me opozitën as me maxhorancën, por me reformën. I bëj thirrje opozitës dhe shpresoj të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat dhe procesin, sot kishim një paketë të tërë që duhej diskutuar. Mirëpres opozitën të ulet në tavolinën e reformës Zgjedhore dhe nuk kam ctë flas tjetër”, tha ai.
Opozita vendosi dje të mos marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Tryezës së Reformës, megjithatë duket se kjo nuk është finale.
Abcnews.al mëson se mospjesëmarrja e sotme nuk ështe një bojkot i përhershëm i tryezës nga opozita që do të thotë se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të vijojë të ulet përballë Damian Gjiknurit edhe pse nga ana tjetër bëhet thirrje për protesta dhe rrëzim të pushtetit të Ramës.
/abcnews.al