Çdo ditë po dalin pjesë të reja nga autobiografia e Giorgio Chiellinit. Mbrojtësi i Juventusit është ndalur te Andre Pirlo te “Io, Giorgio”. Me ish-mesfushorin magjik ka luajtur te Juventusi dhe kombëtarja italiane, duke u zbavitur shumë përkrah tij.
Një “regjisor” i tillë i mungon futbollit italian, teksa në të ardhmen do e shohim në pankinë në rolin e trajnerit. “Një gjë është ta shohësh Pirlon nga larg dhe nga TV, tjetër gjë është ta ndjekësh në fushë.
Andrea të zgjeron horizontin, është një jashtëtokësor që e bënte gjithçka speciale. Sigurisht, si trajner do duhet të kthehet në Tokë, sepse nuk mund të pretendojë që lojtarët e tij të kenë dy sy pas koke, ashtu siç i kishte ai“, shkruan kapiteni i Juventusit. /abcnews.al