Koln dhe Mainz zhvilluan një ndeshje shumë të bukur, shënuan nga dy gola dhe morën nga një pikë në ndeshjen e sotme në Bundesligë. Vendasit e nisën mirë, madje ia dolën të siguronin avantazhin e dyfishtë, por Mainz realizoi dy gola fantastikë dhe evitoi humbjen.
Gjashtë minuta u deshën që të zhbllokohej sfida. Koln fitoi një penallti dhe Mark Uth dërgoi topin në rrjetë. Dyfishimi erdhi në minutën e 52-të, moment kur Florian Kanz shënoi me kokë pas një asisti të marrë nga Drexler.
Skuadra mike nuk kishte asgjë për të humbur, u hodh në sulm dhe gjeti golin e parë pas nëntë minutash. Nigeriani Awoniyi veproi bukur në zonë dhe shkurtoi diferencën me një finte. Mainz nuk e uli ritmin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 72-të.
Aksion fantastik i kamerunasit Kunde Malong, i cili dribloi këdo që i doli përpara dhe gjeti golin e barazimit. Pikë e mirë për miqtë, që po luftojnë për të qëndruar në kategori, ndërsa Koln renditet në vend të dhjetë. /abcnews.al
Mainz return home with a hard-fought point in hand ?#Bundesliga #KOEM05 pic.twitter.com/DVd3VJU7z2
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) May 17, 2020