VIDEO/ Kanë mbetur vetëm rrënojat, qytetarët ndezin një qiri në nder të teatrit

schedule15:30 - 17 Maj, 2020

schedule 15:30 - 17 Maj, 2020

Godina e Teatrit Kombëtar është shembur plotësisht. Prishja e tij nisi mes tensioneve në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa ajo që ka mbetur tashmë janë vetëm inertet.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se qytetarët të cilët ndodhen ende në shesh, kanë ndezur një qiri në nder të teatrit.

Prishja e godinës së TK u shoqërua me tensione të forta, ndërsa në polici u shoqëruan me dhjetëra persona, mes tyre kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-deputetë dhe artistë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se do të grumbullohen përsëri në orën 17:30, për të protestuar. Artistët dhe aktivistët janë shprehur se do të vijojnë ende betejën, e cila ka nisur 2 vite më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!