Strakosha tremb Lazion, pëson dëmtimin që i rrezikon sezonin

schedule15:36 - 16 Maj, 2020

schedule 15:36 - 16 Maj, 2020

Thomas Strakosha është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore. Portieri i kombëtare shqiptare ka një problem me gishtin e vogël të këmbës. Mediat italiane raportojnë se ka një frakturë, por mbetet të shihet në vazhdim.  Në fakt edhe mund të rrezikojë sezonin, nëse do t’i duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje.

E ARDHMJA – Lazio kohët e fundit po tenton ta bindë portierin e kombëtares shqiptare për të rinovuar marrëveshjen aktuale, që përfundon më 30 qershor të vitit 2023. Klubi kryeqytetas i ofron atij një rritje page deri në 2 milion euro, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse.

Sigurisht kontrata e re do të zgjatet dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. Strakosha është një ndër shtyllat e formacionit të Lazio, që po mundohet të fitojë titullin kampion këtë sezon. Juventusi kryesues ka vetëm një pikë më shumë se kryeqytetasit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!