Arrest me burg 39 trafikantëve të klandestinëve

schedule21:42 - 19 Mars, 2018

schedule 21:42 - 19 Mars, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda lë në fuqi masën “arrest me burg” për 39 të arrestuarit të cilët trafikonin klandestinë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë.

Seanca nisi që prej orës 09:30 minuta, për 39 personat e arrestuar.

Operacioni u finalizua para dy ditësh me lëshimin e 51 urdhërarresteve për persona të përfshirë. 39 prej tyre u arrestuan në Shqipëri, ndërsa 12 të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes të ndaluarve janë edhe 4 policë, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar./abcnews.al