Rruga që nuk gjen zgjidhje në Gjinar të Elbasanit, prej vitit 2012 pa asnjë investim

schedule14:03 - 16 Maj, 2020

schedule 14:03 - 16 Maj, 2020

Kjo është rruga që të çon në pikën turistike të Gjinarit. Është fillimi i rrugës këtu në vitin 2011 u investuan, 2.5 milion dollarë. Investim i cili mbaroi pas dy vitesh.

Rruga është e gjatë 23  kilometra, por në pjesë të ndryshme ajo është e pakalueshme. Një vit pas inaugurimit rruga shfaqi probleme në disa pjesë të saj. Në vitin 2012 ky aks u shemb pranë fshatit Shelçan, duke izoluar zonën, pësoi shembje duke bllokuar tërësisht kalimin. Banorët thonë se prej vitesh askush nuk ka vënë dorë për rikonstuksionin e saj.

“Ai i dha një shtresë, nuk e shaj për këtë. Pastaj humbi zgjedhjet, e la pas dore. Këta të tjerët më keq nuk kanë vënë dorë fare. Nuk i vënë shtresën e fundit dhe ja prishet”, thotë një baor.

Në gjatësinë prej 23 km është edhe kjo pjesë e rrugës është totalisht e amortizuar.

Kjo si pasojë e cilësisë, së dobët të punimeve, por edhe rrëshqitjes së kësaj pjese e cila në fakt si pasojë e reshjeve, intensive në këto vite ka dëmtuar të gjithë karrexhatën e kësaj rruge.

Gjatë ditës në këtë segment, qarkullojnë mjete të tonazheve të rënda, të cilat në fakt janë e një firme private e cila ka një gurore në këtë zonë, e cila shfrytëzohet gjatë gjithë gjithë ditës.

Mjetet e tonazhit të rëndë duke kaluar në këtë segment, me peshë maksimale dhe ndodhat duke e kaluar atë kanë bërë që ky segment të jetë në këtë gjëndje.

Aksi Gjinar-Elbasan është segmenti që çoi pas hekurave dy ish zyrtar një mbikëqyrës të punimeve si dhe 3 përfaqësues të kompanisë që kanë kryer investimin.

Në vendimin saj gjykata ngriti dyshime se ky segment rrugor është kthyer pa pasur më parë një studim gjeologjik çka ka sjellë edhe dëmtimet.

Vjedhja vetëm ne këtë rrugë përllogaritet një shifër kolosale prej gati 5 miliard lekësh të vjetra. Gjinari është një fshat turistik në qarkun e Elbasanit ndaj dhe kjo rrugë e cila u shërben 15 mijë banorëve mbart një rëndësi dyfishe për zonë. /abcnews.al