Bruno Nogueira, humoristi portugez dhe kolegu i tij, Nuno Markl, po shëtisnin me makinë në Lisbonë mbrëmjen e djeshme, teksa zhvillonin episodin e fundit, “Como é que bicho mexe?”, direkt në Instagram. Befasinë e shkaktoi Cristiano Ronaldo.
Portugezi bëri një kërkesë për t’i lidhur direkt me humoristin dhe sigurisht ai e ka pranuar, megjithëse i habitur që Cristiano Ronaldo e bënte diçka të tillë. Sulmuesi i Juventusit ndodhej në shtrat dhe dritat ishin fikur.
Fillimisht u dëgjua Georgina Rodriguez, partnerja e CR7, që përshëndet me një “Hola”. Më pas drita në dhomën e gjumit të sulmuesit u ndez dhe numri i ndjekësve të Bruno Nogueira shkoi në 158 mijë.
Ronaldo e kishte bërë ndërhyrjen “live” vetëm për të përshëndetur humoristin dhe ndjekësit e tij. “Një përshëndetje të gjithëve. Tani duhet të shkoj në shtrat, pasi ka një orë ndryshim mes dy vendeve dhe më duhet të stërvitem”. /abcnews.al