Zgjohet nga koma për të zbuluar se koronavirusi i ka marrë jetën gruas se tij

schedule09:24 - 16 Maj, 2020

schedule 09:24 - 16 Maj, 2020

Lawrence Nokes, një burrë amerikan 69 vjeç, u zgjua nga koma në 10 Prill, rreth 11 ditë pasi u shtrua në Qendrën Spitalore Carroll dhe u vendos në intubim.

Nokes, i cili punoi si asistent infermier në Shtëpinë e Pleasant View Infermierisë në Mt. Airy, Maryland, rezultoi  pozitiv ndaj koronavirusit.

Kur ai doli nga kujdesi intensiv dhe mund të merte frymë, i vetmi person që Nokes kërkoi të shihte  ishte gruaja e tij Minnette. Mjekët hezituan ndërsa Nokes vazhdoi me kërkesën e tij për të takuar gruan e tij.  Ai nuk e dinte  që Minnette kishte vdekur në gjumë  në 7 Prill, një ditë para ditëlindjes së 72-të.

Pasi burri i saj u shtrua në spital, Minnette, gruaja e tij prej 24 vjetësh kishte filluar të ndihej shumë e lodhur. Ajo rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Kur Nokes mësoi për vdekjen e gruas, frymëmarrja e  tij filloi të përkeqësohej. Ai dërgoi nusen e tij dhe u kërkoi punonjësve të kujdesit shëndetësor që ta linin të nënshkruante një urdhër që të mos shpëtonte. Ai vdiq në 15 Prill.

Nokes gjithashtu thirri fëmijët dhe nipërit e tij, u dha udhëzime se çfarë të bënin me gjërat e tij dhe i shprehi atyre se sa shumë i donte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!