E paprecedentë kjo që ndodh. Turqia është bërë pengesë që gjiganti teknologjik kinez, Huawei, të sponsorizojë Dalkurd FF, një klub futbolli me qendër në Uppsalam në Suedi. Shkaku është se ai ekip përbëhet nga turq të provincës juglindore të Turqisë, Mardin.
Kreu i klubit, Ramazan Kizil, shprehet: “Turqia nuk dëshiron që ne të garojmë në një prej skuadrave të tyre në ligë”. Jo vetëm Turqia, por edhe Irani, Iraku dhe Siria nuk e duan diçka të tillë. Më tej ai zbulon edhe atë që ka bërë shteti turk që Huawei të mos jetë sponsor i tyre.
Dy vite më parë u kishin dhënë 40 mijë euro për të mbajtur emrin e kompanisë në fanellë. “Katër muaj më vonë ata na thirrën dhe na thanë: Paratë janë tuajat. Turqia foli me rreth kësaj çështjeje dhe na thanë se nëse bëhemi sponsori juaj, atëherë do të mbyllnin operacionet tona në Turqi”, tregon Kizil.
Më tej ai shton: “Ne nuk shpresojmë që Turqia të na ndihmojë, sepse ata nuk i njohin kurdët. Ata nuk pranojnë emrin tonë, ekipin tonë, flamurin tonë. Pavarësisht se sa na mohojnë, ne do ta mbrojmë veten dhe do t’ua themi gjithçka fëmijëve dhe nipërve tanë.
Shteti turk nuk dëshiron që ne të marrim pjesë në kupat e Europës, sepse mund të përballemi me ekipe turke. Kanë frikë se mund të ndodhë dhe nuk e pranojnë dot. Për këtë arsye po mundohen të na ndalin me çdo mënyrë”. Dalkurd FF garon në ligën e dytë suedeze. /abcnews.al