Një ekip studiuesish zbuluan se macet transmetojnë virusin tek njera-tjetra dhe rrjedhimisht lind pyetja nëse macet mund të transmetojnë virusin tek njerëzit, shkruan CBS NEWS.
Nuk ka pasur raste të njohura se një mace mund të jetë burim infeksioni tek një person, por shkencëtarët thonë se macet mund të jenë në gjendje të përhapin koronavirusin tek njerëzit pavarësisht se nuk tregojnë simptoma.
Ekipi i hulumtimit, i udhëhequr nga Yoshihiro Kawaoka, profesor i shkencave patobiologjike në Universitetin e Wisconsin Shkolla e Mjekësisë Veterinare, vaksinoi tre mace me virusin, dhe më pas futi tre mace të tjera të pa infektuara në grup. Pas 5 ditësh macet e painfektuara me virus ishin tashmë të infektuara.
Kawaoka dhe Peter Halfmann, profesorë kërkimesh në Universitetin e Wisconsin-Madison, të cilët ndihmuan në udhëheqjen e studimit, këshillojnë njerëzit me simptoma të COVID-19 që të shmangin kontaktin me macet. Ata gjithashtu thonë se pronarët e maceve duhet t’i mbajnë kafshët e tyre shtëpiake në shtëpi për të kufizuar bashkëveprimin me kafshët dhe njerëzit e tjerë.
Ndërsa macet nuk shfaqën asnjë simptomë, një tigër në kopshtin zoologjik Bronx rezultoi pozitiv për virusin muajin e kaluar, ai kishte një kollë të thatë dhe mungesë të oreksit.
Zyrtarët e kopshtit zoologjik besojnë se tigri mund të jetë infektuar nga kujdestari i kafshëve.
Ndërsa CDC thotë se nuk ka “asnjë provë që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit që shkakton COVID-19”, ka pasur raste kur viruse të tjera përhapen në atë mënyrë. Në vitin 2016, një shpërthim i gripit H7N2 tek një mace në një strehë të kafshëve të qytetit të Nju Jorkut infektoi një veteriner.
Studiuesit thonë se, duke pasur parasysh nevojën e madhe për të ndaluar pandeminë e koronavirusit , studimi i rolit që macet mund të luajnë në transmetimin e sëmundjes tek njerëzit është tepër i nevojshëm./abcnews.al