Spanja vazhdon me trendin rënës, 138 viktima nga koronavirusi në 24 orë

schedule14:07 - 15 Maj, 2020

schedule 14:07 - 15 Maj, 2020

Spanja ka nisur të marrë frymë më normalisht tashmë dhe duket se është në fund të frikës së shkaktuar prej ditësh nga koronavirusi, në lidhje me numrin e jetëve të humbura.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan138 viktima nga Covid 19 duke e çuar në 27 459 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë janë konfirmuar 1 721 raste të reja të infektuar me Covid 19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 274 367.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve pas SHBA dhe i katërti për numrin e viktimave.

Ndërkohë deri më tani në gjithë botën kanë humbur jetën mbi 303 mijë persona dhe mbi 4.5 milionë konfirmohen të infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!