Berati është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rasteve të fundit të konfirmuar me koronavirus. Këtë të premte janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja janë familjarë të punonjëses së bashkisë të konfirmuar një ditë më parë ,me koronavirus. Konkretisht të konfirmuar pozitiv me Covid 19 janë nëna, babai, motra, vëllai dhe vajza e saj 2 vjeç.
Ndërkohë sot është konfirmuar dhe një tjetër rast i ri në Krujë, ndërkohë një ditë më parë numri i personave të infektuar në vendin tonë është 898 dhe 31 kanë humbur jetën. /abcnews.al