Ronaldo: Rivaliteti të bën më të fortë. Messi? E admiroj shumë për diçka

schedule18:58 - 14 Maj, 2020

schedule 18:58 - 14 Maj, 2020

Dueli Messi-Ronaldo vazhdon prej vitesh, ndërsa shumica e tifozëve janë ndarë në dy kampe: ka nga ata që adhurojnë yllin e Barcelonës dhe urrejnë portugezin e Juventusit, sikurse ndodh edhe e kundërta. Futbolli ka prodhuar gjithmonë shumë kampionë të mëdhenj dhe “magjistarë” me topin, por nuk gjen dy të tillë që kanë qendruar shumë vite në krye.

Ndjej admirim për karrierën që ka zhvilluar Leo deri tani. Ai është shprehur se kishte hasur probleme pas largimit tim nga Spanja, sepse e vlerësonte rivalitetin që ishte mes nesh”, deklaron CR7 për RMC Sport. Sulmuesi i Juventusit thekson të mirën që ka sjellë ky rivalitet i madh, teksa pranon se çdo sport është i njohur për duele të tilla.

Një rivalitet i tillë nuk ekziston vetëm në sportin e futbollit. Micheal Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alan Prost ishin rivalë të shkëlqyer në Formula 1. Pika e vetme e përbashkët në të gjitha rivalitetet e mëdha në sport, është se të gjithë bëhen më të fortë nga diçka e tillë”, deklaron Cristiano Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!