Akuza, profilet e Facebook janë përdorur për qëllime elektorale

schedule11:17 - 19 Mars, 2018

schedule 11:17 - 19 Mars, 2018

Profile në Facebook të vjedhura për qëllime elektorale, është kjo akuza që autoitetet amerikane dhe ato britanike kanë ngritur ndaj themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg. Akuzat kanë të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Trump dhe me referendumin për Brexit.

Zgjerohet skandali, një ditë pas hetimeve të Nju Jork Times dhe Guardian, që dëshmuan se si të dhënat e profileve të 40 milionë zgjedhësve amerikanë janë përdorur në mënyrë ë paligjshme nga Cambridge Analytica, si dhe nga një shoqëri kanadeze për qëllime elektorale. Në qendër të kritikave është vënë pikërisht themeluesi i Facebook, Zuckerberg.

Autoritetet amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta marrin në pyetje para komisionit hetimor për zgjedhjet presidenciale 2016 të fituara nga Trump. Ndërsa autoritete britanike në Londër për referendumin për Brexit.

Facebook, ka hedhur në gjyq Cambridge Analytica dhe dy shkencëtarët përgjegjës për mbledhjen e të dhënave. Me anë të një deklarate për shtyp, Facebook bëri të ditur se po kryen një kontroll të brendshëm për të vërtetuar nëse profilet personale të 50 milionë përdoruesve të sinjalizuar si të dhëna të përdorura në mënyrë jo të përshtatshme nga një këshilltar politik, ekzistojnë akoma apo jo.
Facebook po përpiqet të verifikojë akuzat duke premtuar se do të aplikojë të gjitha politikat e firmës në mbrojtje të informacionëve të përdoruesve./abcnews.al