Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka komentuar parashikimin e BERZH, ku thuhet se ekonomia shqiptare do të pasojë tkurrje deri në 9% si pasojë e Pandemisë.
Në stuion e Abc News, Shano tha se ajo që na pret nuk është aspak e këndshme. Siç thotë ai kjo shifër i kujton vitin 1997, ku është regjistruar dëmi më i madh ekonomik.
“Jo më larg se dje parashikimi i rritjes ekonomike negative është me 9%. Kjo tregon se ajo që na pret nuk është aspak e këndshme. Natyrisht pandemia më shumë se shëndetësore është politike dhe ekonomike. Vende si Shqipëria me një strukturë të dobët do preket më shumë se vendet e tjera. Ajo shifra -9 më kujton vitin e largët ‘97, se vetëm atëherë është tkurrur ekonomia, fillimisht me 10 pastaj u korrigjua me 8. Është një shifër që të ngjall rikë, por edhe nevojën për të reaguar fort. Kjo është sfida që ka qeveria dhe për mendimin tim nuk po arrin ta përballojë me sukses”, tha Shano.
Eksperti shpjegon se ky parashikim vjen për shkak se qeveria nuk iu gjend biznesit pranë dhe pagesat u bënë me vonesë.
“Ishte detyrë e qeverisë që kjo të mos ndodhte, por ndodhi. Sepse nuk iu gjend biznesit, i vonoi pagesat. Edhe pse koha është e shkurtër, për një ekonomi 3 mujori nuk është i papërfillshëm. Të gjithë shqiptarët duhet të dinë se kjo që veri që nga 2013-ta e na vazhdim u ka marrë atyre 2.1 miliard euro shtesë nga xhepat, për shkak të rritjes së taksave. Ne kemi sot ngarkesën më të lartë fiskale pas Serbisë”, tha Shano, ndërsa shtoi se qeveria duhet të përmbushte detyrimin e saj ligjo.
“Qeveria kishte prioritet të përmbushte detyrimin e saj ligjor, për këtë dëm ekonomik. Nëse unë të mbyll biznesin jam i detyruar të të rimbursojë kostot. Qeveria këtë gjë nuk e bëri, u vonua dhe ndërtoi paketë sociale, e cila nuk është transmetuar në xhepat e njerëzve”, deklaroi ai. /abcnews.al