Zëvendësoi Hajdarin, Murrizi flet si kryetar: Socialistët dhe demokratët dy grushta vemjesh

schedule12:28 - 14 Maj, 2020

schedule 12:28 - 14 Maj, 2020

Myslim Murrizi ka folur për herë të parë në cilësinë kreut të Grupit Parlamentar Demokrat. Ai u ndal në çështjen e propozuar nga qeveria për heqjen e TVSH së jahteve, duke e quajtur këtë tendencë për të favorizuar të pasurit.

Ai sulmoi majtas dhe djathtas duke deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare nuk ngjajnë me njëri-tjetrin por janë bërë njësh.

“Ky ligj i vjen në ndihmë atyre që kanë luskin të kenë jaht, që jahti të mos paguajë TVSH. Nuk besoj se rrit turizmit. Në këto vite kemi pas turistë me klering dhe kemi përzënë nga Shqipëria 2 mln shqiptarë. Do të isha shumë dakord ta votoja për të hequr akcizën e naftës të bujqësisë, për shqiptarët dhe fermerët, sikur t’i hiqnit TVSH ushqimeve bazë. Do votoja të hiqej akciza për shqiptarët ne nevojë.

Spiropali ju nuk ngjani me PD, ju jeni një, keni të njëjtën fytyrë, të njëjtin dinjitet. Ju keni ardhur vonë në këtë sallë. Pyesni Majkon, Ruçin, Braçe, Pse nuk nuk doni që t’iua shohin shqiptarët në fytyrë. Jeni bërë dy grushta vemjesh që rrini në këmbët e sulltanit të Surrelit.

Pse i ndërroni qarqet si mbreti gratë. Nuk ka pasur këtu, as dushk, dushkun ta ka bërë qeveria jote se ti ke qenë emigrante. Donit të bënit Nanon president. Para se të flasësh për historikun duhet të pyesësh’, tha Murrizi.

E mënjehereshme ka qenë replika e zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali, e cila u shpreh se është më e lumtur me këtë opozitë në Kuvend, në krahasim me atë që përdorte miell, bojë dhe çizme.

“Ju urojmë suksese në Partinë e Re, më mirë të bëjmë replika me ju se të kemi miell e bojë e çizme. Mund të dukemi edhe të ngjashëm por në asnjë pikë të politikës sonë nuk ngjajmë me ta. Ne nuk bëjmë teatër por i mbrojmë këtu ligjet tona”, tha Spiropali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!