Lëvizje në Formula 1. Pasi Ferrari njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën me Sebastian Vettel, kanë ardhur ndryshimet zinxhir. “Kokëkuqja” ka zgjedhur si pasues të gjermanit, spanjollin Carlos Sainz, i cili largohet pas dy vitesh nga McLaren Sainz do të jetë shok skuadre me Carls LeClerk.
Ndërkohë edhe McLaren është shpejtuar dhe ka nënshkruar me Daniel Ricciardo, 30-vjeçarin australian të Renault. Ai do t’i bashkohet skuadrës së re në vitin 2021. Zak Brown, CEO i McClaren, tha:” Nënshkrimi me Daniel është një hap përpara në planin tonë afatgjatë për t’i dhënë një tjetër dimension ekipit tonë, së bashku me Lando Norris.
McLaren announces that @DanielRicciardo will race for the team alongside @LandoNorris in the Formula One World Championship from 2021. ?
Read more ⬇️
— McLaren (@McLarenF1) May 14, 2020
Ky është një lajm i mirë për ekipin tonë, për partnerët tanë dhe sigurisht edhe për fansat. Gjithashtu duam të falënderojmë edhe Carlos për punën e shkëlqyer që ka bërë me McLaren. Ai është me të vërtetë një lojtar ekipi dhe i urojmë atij më të mirat pas eksperiencës me ne”. /abcnews.al