Lobimi rus në gjykatën e Apelit, pritet vendimi për Bashën dhe dy zyrtarët

schedule10:38 - 14 Maj, 2020

schedule 10:38 - 14 Maj, 2020

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku pritet të jepet vendimi për dosjen e lotimit të PD në SHBA. Për këtë çështje janë marrë të pandehur, kreu i PD, Lulzim Basha, dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Abc News se pritet që Apeli të japë një vendim, nëse trupa gjykuese do të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta shqyrtuar këtë dosje, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve apo do të lihet vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që vendosi pushimin e kësaj çështje.

Basha nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme. Të vetmit që kanë ardhur pranë ambienteve të gjykatës janë avokatët Ivi Kaso dhe Eduard Halimi. Ndërkaq, nuk është parë ende edhe prania e Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.

Kujtojmë se pak javë më parë gjyqtarja Fatmira Hajdari u tërhoq nga gjykimi i kësaj çështje për shkak të konfliktit të interesit. /abcnews.al