“Ju lutem mos pranoni”, e fejuara e gazetarit të vrarë paralajmëron Newcastle

schedule21:19 - 13 Maj, 2020

schedule 21:19 - 13 Maj, 2020

Princi Mohamed bin Salman, që është shumë pranë blerjes së Newcastle, akuzohet për vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi. Ndaj edhe e fejuara e tij, Hatice Cengiz, ka kërkuar që të mos lejohet shitja e klubit të Premier League, duke shkruar sot një letër të hapur.

“Unë ju shkruaj në një moment të rëndësishëm në historinë e klubit tuaj të famshëm të futbollit. Princi Mohamed bin Salman, sunduesi absolut i Arabisë Saudite, po synon të marrë përsipër klubin tuaj, duke ofruar një shumë të madhe parash.

Unë e di se shumë prej jush janë tunduar nga oferta e tij për të dalë nga situata e rëndë që ka sakatuar klubin tuaj për kaq shumë vite, por Princi i Kurorës akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Jamal.

Të gjitha hetimet e besueshme kanë treguar përgjegjësinë e tij. Ai nuk është vënë në gjyq në vendin e tij, pasi ai e kontrollon atë me grusht hekuri.

Lutja ime për ju është të mendoni nëse pranimi i ofertës së Mohamed bin Salman është me të vërtetë mënyra e duhur për të dalë nga dëshpërimi për klubin dhe qytetin tuaj”, shkruhej mes të tjerash në letrën e Hatice Cengiz./abcnews.al