Stërvitja vazhdon dhe një rikthim, te Juventusi ka lajme të mira

schedule19:21 - 13 Maj, 2020

schedule 19:21 - 13 Maj, 2020

Te Juventusi, ka lajme të mira. Përveçse vazhdon stërvitja me grupe futbollistësh, ka dhe një rikthim nga dëmtimi. Mbrojtësi MErih Demiral, që mungonte nga muaji janar, është në fazat e fundit të rikuperimit dhe do të rikthehet gradualisht me pjesën tjetër të ekipit. Këtë lajm, e konfirmoi vetë faqja e Juventusit.

“Stërvitja individuale është kryer edhe për sot. Futbollistët e përfshirë ishin Bentacur, Bernardeschi, Bonucci, Buffon, Chiellini, Cuadrado, De Sciglio, Dybala, Pinsoglio, Pjanic, Ramsey dhe Rugani.

Sot gjithashtu, është rikthyer edhe Merih Demiral: Futbollisti i kombëtares turke është rikthyer në ambientet e klubit dhe po vazhdon rehabilitimin në “J Medical”, para se të integrohet me pjesën tjetër të skuadrës”, shkruhej në njoftimin e Juventusit./abcnews.al