Bilanci i 24 orëve të fundit në Spanjë, shkon në 27 mijë numri i viktimave nga Covid 19

schedule13:53 - 13 Maj, 2020

schedule 13:53 - 13 Maj, 2020

Spanja është një ndër katër vendet më të prekura nga koronavirusi. Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid 19 në këtë shtet tashmë ka arritur në 27 104, ndërsa ai i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë në 228 691.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 184 persona. Mediat vendase bdër të tjera bëjnë medije se në 24 orët e fundit janë shtruar në spital  412 persona dhe deri tani numri i të hospitalizuarve ka shkuar  në 123 896, ndërsa në njësinë e kujdesit intensiv janë pranuar 65 persona, duke e çuar numrin në 11 436.

Gjithashtu numri i bluzave të bardha që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i pandemisë llogaritet 49 113./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!