Ministri Spadafora i prerë, kur fillon Serie A mbetet një enigmë

schedule11:41 - 13 Maj, 2020

schedule 11:41 - 13 Maj, 2020

Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali, ka informuar Senatin ditën e sotme në lidhje me situatën e sportit në vendin fqinj. Ai vijon të ngulmojë që nuk duhet të nxitohen në vendimin e marrë, por nuk është kundër rifillimit të kampionatit.

Spadafora, gjatë raportimit të tij, pranoi se rinisja është shumë e rëndësishme për aspektin sportiv dhe financiar, por theksoi se nuk e kupton pse duhet të ketë kaq shumë polemika. Ai ngulmon që kampionatet do të rikthehen në momentin që të jetë e sigurt.

Protokolli Sanitar ende nuk është miratuar nga Komiteti Teknik Shkencor iu qeverisë dhe kërkohen edhe disa përmirësime në të. Kur të ndodhë diçka e tillë, atëherë edhe ekipet mund të stërviten dhe të luajnë.

Një tjetër çështje që diskutohet ka të bëjë me izolimin e skuadrave të futbollit, kur ndodh që dikush del pozitiv në testin e COVID-19. “Pse nëse një arkëtar është pozitiv nuk mbyllet supermarketi, kurse kur një lojtar sëmuret, i gjithë ekipi shkon në karantinë? Në futboll ka prekje, ka djersë. Në supermarket nuk ka kontakte fizike”, tha Spadafora, ndërkohë që klubet e futbollit në Itali mbeten në pritje të një date për rifillimin e kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!