1 qershori pritet të jetë data kur Serbia parashikon dhe një hapje me vendet fqinje. Mediat serbe bëjnë me dije se qeveria serbe ka parashikuar që në fillim të qershorit të hapë kufinjtë me Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, edhe me Shqipërinë, pavarësisht se Serbia nuk kufozihet me Shqipërinë.
Ky vendim u mor sepse asnjë prej këtyre vendeve nuk është vatër e coronavirusit.
Më tej shtohet se vendimi është marrë kryesisht për shkak të studentëve nga Republika Serbe dhe Mali i Zi, të cilët do të qarkullojnë midis tre vendeve.
Kufijtë e Serbisë për trafikun rrugor, hekurudhor dhe lumenjve janë mbyllur që nga 20 marsi.Kur bëhet fjalë për ardhjen në Serbi, shtabi i krizave vendosi që një test negativ për virusin duhet të jetë një kusht për të hyrë në vend, pra lëvizja e lirë.
Nëse personi që kthehet në vend nuk është testuar, ai do të duhet të dërgohet menjëherë në izolim në shtëpi për 14 ditë, kur edhe ai duhet të testohet për koronavirus./abcnews.al