Zaev: Zgjedhjet zhvillohen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

schedule08:30 - 13 Maj, 2020

schedule 08:30 - 13 Maj, 2020

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit të liderëve tha se të gjitha mundësitë për të thirrur Kuvendin janë shteruar.

Zaev ndër të tjera ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallem 30 dite të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 dite mbeten qe OSBE-ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre”, tha Zaev.

Ndër të tjera kreu i LSDM-së ka theksuar se në këtë situatë pandemie është e rëndësishme shëndeti i qytetarëve.

Të gjithë jemi pajtuar që do të duhet të jetojmë me coronavirusin, sepse as në botë, as në Evropë, as në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thotë dikush kur do të përfundojë coronavirusi”, është shprehur Zaev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!