Në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë Julian Sulo, 37 vjeç, banues në Karbunarëm për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj të punonjesit të policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Gafur Muço”, Sulo duke udhëtuar me mjetin tip “BMW” të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Policia u vu në ndjekie të 37-vjeçarit, i cili më pas braktisi mjetin dhe hodhi armën që mbante në mjet, duke u larguar në rrugicat e qytetit.
Në afërsi të makinës u gjet një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi i 37-vjeçarit u bë në lagjen “18 Tetori” të Lushnjes./abcnews.al