Rama: Në fillim të qershorit prezantojmë strategjinë për transportin publik

schedule16:09 - 12 Maj, 2020

schedule 16:09 - 12 Maj, 2020

Kreu i qeverisë ka njoftuar se në fillim të qershorit do të bëhet publike një strategji e adoptimit të transportit publik, e cila do të funksionojë edhe pas periudhës së pandemisë.

Rama theksoi se bashkë me lokalet dhe turizmin, transporti është një nga pikat më të nxehta që paraqesin rrezik për përhapjen e Covid-19.

“Ka shumë persona që nuk i respektojnë fashat  orare. Shtirja e një fashe orare pas orës kur mbaron puna lidhet me nevojë për t’u grumbulluar, prandaj këto zhvillohen në mënyrë të balancuar. Të gjitha lokalet duhet të marrin masa. Lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika të nxehta.

Lokalet do të monitorohen dhe duhet të respektojnë masat sepse nuk duam të detyrohemi t’i mbyllim. Kemi filluar punën për një strategji të adoptimit të transportit të cilën e publikojmë në fillim të qershorit e cila nuk do jetë vetëm gjatë periudhës së pandemisë”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!