Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me deputeten Klodiana Spahiu kanë vizituar spitalin “Shefqet Ndroqi” për t’i dhuruar lule infermierëve që punojnë në këtë spital, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.
Një nga gazetaret e ka pyetur se përse infermierët e rretheve janë përjashtuar nga bonusi prej 1000 euro, edhe pse janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19.
Balla i ka bërë thirrje gazetares të ruajë distancimin social duke i kërkuar t’i bëjë të fala gazetarit Çim Peka, duke rikthyer në vëmendje shprehjen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve të Tv Klan “Të fala Sandrit”.
Ai i kërkoi ndjesë të pranishmëve, për shkak se u largua vëmendja nga qëllimi i vizitës.
Gazetarja: Në qoftë se mjekët dhe infermierët janë paguar me 500 dhe 1000 euro, përse në rrethe janë përjashtuar nga kjo pagë?
Balla: Ju lutem ruani distancën! Të fala Çimit.
Gazetarja: E kam kaluar COVID-in që në janar…
Balla: Ju lutem ruani distancën. Televizioni juaj ka probleme me pasurisë e pronarëve. Ku kërkoj ndjesë por kazani bën të veten
Gazetarja: Pse janë lënë jashtë pagës së luftës… të lutem jam si gazetare./abcnews.al