Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë për Abc News e konsideroi propozimin e kryeministrit Edi Rama, një strategji për shkak se jemi në prag të vitit zgjedhor.
Salianji tha se të vetmet grupe të interesuara për këtë propozim të Ramës janë oligarkët dhe grupet kriminale.
“Për këtë treg janë të interesuar grupet e strukturuara kriminale dhe qeveria nuk e kontrollon dot. 5 oligarkë do jenë edhe grosistët e kësaj lehtësie. Do mbetet Shqipëria dhe Europa në drogë.
Nuk ka përfitim për ekonominë dhe qytetarët por vetëm kosto. Tani po përdoret në prag të zgjedhjeve, për t’i shkelur syrin kriminelëve”, tha Salianji.
Salianji foli edhe për marrëdhënien Rama-Meta në këto kohë pandemie, ku u shpreh se Rama vlerëson presidentin vetëm kur është në një mendje me të, në të kundërt e quan shkelës të ligjit.
“Në dijeninë time Meta është presidenti i Republikës. Tani që presidenti i Republikës e kaloi a ka të drejtë presidenti. Kur i shkon pas fijes së Ramës ka të drejtë dhe kur nuk i shkon nuk ka të drejtë kur ai ndjek logjikën e ndjekjes së ligjit. Rama sot është i vetëm”, u shpreh Salianji./abcnews.al