Manastirliu: Si në ditën e parë, infermierët të palodhur në vijën e parë të betejës

schedule09:01 - 12 Maj, 2020

schedule 09:01 - 12 Maj, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përcjellë një urim të ndjerë në ditën ndërkombëtare te infermierëve, duke veçuar punën e tyre përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Ajo thotë se infermierët janë zemra e sistemit tonë shëndetësor, duke veçuar ata që punojnë në dy spitalet Covid.

LEXO EDHE: Rama në Ditën e Infermierëve: Me vraga në fytyrë nga turnet e gjata, na mësuan se hero të bën sakrifica

“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit

Infemierët zemra e sistemit tonë shëndetësor!”, shkruan Manastirliu./abcnews.al