Kërkojnë “pagën e luftës”, 250 punonjës fasonerie protestojnë në Vlorë

schedule08:29 - 12 Maj, 2020

schedule 08:29 - 12 Maj, 2020

Punonjësit e një fasonerie të prodhimiot të këpucëve janë ngritur këtë mëngjes për të protestuar në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se janë rreth 250 punonjës që protestojnë. Ata nuk kanë përfituar as nga paga e luftës pasi figurojnë ende të pashkëputur nga sigurimet. Ndërkohë gjatë tre muajve kanë marr vetëm 1/3 e pagës, si pagesë mujore.

Punonjësit thonë për Abc News se kërkojnë ndërhyrjen nga ana e shtetit pasi për to është e pamundur të mbijetojnë

“Na kanë thënë që nuk ju takon paga e luftës. Kemi 2 vite e gjysmë që punojmë këtu. Pronari na tha nuk ju takon paga e luftës. Ne do vazhdojmë protestën”, shprehet një punonjëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!