Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rindërtimi, Rama e Armetaj me donatorët: Të punojmë në harmoni me nevojat për financim

schedule16:01 - 11 Maj, 2020

schedule 16:01 - 11 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj informuan sot me anë të një video-konference donatorët mbi ecurinë e këtij procesi në Shqipëri.

Rama theksoi se ky projekt rindërtimi duhet të jetë thellësisht i harmonizuar me nevojat dhe afatet e caktuara, por shtoi se duhet të jetë në harmonizim me nevojat e shtetit për financim.

“Koncepti i të punuarit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe në përputhje me përparësitë që janë vendosur nga qeveria, kryesisht ato që lidhen me strehimin në shkollat dhe në infrastrukturën publike. Po kështu, na duhet që ju ta çoni më tej këtë qasje të orientuar nga përparësitë dhe të sigurohemi së bashku që të jetë sa më e mirë-harmonizuar me nevojat tona për financim”, tha Rama.

Ahmetaj tha se plani i rindërtimit synon ndërtimin e mbi 3 mijë apartamenteve kolektive, 99 institucione publikë, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesit shëndetësor

 “Kemi ndërmarrë hapa përpara. Përfundimisht shtylla kryesore është që të ndërtojmë më mirë dhe kemi rënë  së bashku dakord me donatorët dhe me qeverinë, qysh kur hartuam e strategjizuam programin e rindërtimit. Kemi 3 mijë e ca apartamente kolektive, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesish shëndetësor”, tha Ahmetaj./abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/379032046386747/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!