Zyrtarja e AKR-së, Rejhane Vuniqi ka kërkuar që kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të izolohet në konviktet e studentëve. Vuniqi ka shkruar në Facebook se si kryeministër më mirë do të ishte të shkonte në karantinë në Qendrën e Studentëve.
“Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”, shkruan ajo.
LEXO EDHE: Albin Kurti nuk del në punë, i merren mostrat për COVID pas kontaktit me një të infektuar
Kryeministri në Detyre i Kosovës Albin Kurti këtë të hënë është futur në vetëizolim, pasi një anëtar i kabinetit të tij ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.
Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. /abcnews.al