Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: KLSH të verifikojë tenderat, po dëmtohet buxheti i shtetit

schedule12:53 - 11 Maj, 2020

schedule 12:53 - 11 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit të vërtetojë procedurat për Teatrin Kombëtar lidhur me procesin e tenderimit.

Përmes një deklaratë për mediat ata shprehen se kanë dyshime se buxhetit të shtetit po i shkaktohet një dëm i arsyeshëm, për shkak se fituesi manipulohet, duke u shpallur pa garë, duke shmangur kështu detyrimet publike.

“Ne kemi dyshime të arsyeshme që buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm. Këtrë dyshim e kemi edhe për shumë tendera të tjerë në Bashkisë e Tiranës ku fituesi manipulohet pa garë dhe një pjesë e mirë e firmave nuk paguan detyrimet publike duke i shkaktuar dëm shtetit. E njëjta procedurë si me teatrin është ndjekur edhe me shumë tendera të tjerë. Nëse vërtetohen dyshimet tona KLSH i drejtohet prokurorisë me një kallëzim penal

Ne na kërcënojnë me burg sepse mbrojmë pronën publike. Ata që bëjnë tendera të fshehur duhet të përgjigjen. Ne kemi të drejtën të dyshojmë dhe kemi të drejtën të shprehim dyshimet tona. Kjo na bën të bëhemi besimplotë për të mbrojtur pronën publike. Jemi një grup qytetarësh të lirë që mendojmë se këta ka korrupsion dhe kush është për të shkuar në burg le të shkojë“, u shprehën aktori Edmond Budina dhe avokatja Adriana Kalaja.

Ndërkohë që artisti i njohur Mehdi Malko ironizoi edhe dhunën e përdorur në protestën e pak ditëve më parë në Sheshin Skëndebej, duke thënë se qeveria është zgjedhur për të na shërbyer dhe jo për ta na rrahur.

“Duhet të vërtetohet sepse njerëz jemi, qytetarë të lirë. Niveli i jetesë është më poshtë se ka qenë. Kanë filluar njerëzit flasin me vete dhe mbajnë telefonin që të mos kuptohen se kanë ikur nga mendja. Ata që kemi zgjedhur nuk janë për të na rrahur ne por për të na shërbyer ne”, u shpreh Mehdi Malko.

Pak ditë më parë qeveria vendosi të kalojë Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke i hapur kështu rrugë shembjes së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!