Ministria e Shëndetësisë ka nisur në SPAK një kopje të akteve për tenderat sekretë të denoncuar nga Partia Demokratike.
Këto tendera janë bërë “mollë sherri” mes PD dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Partia Demokratike akuzon këtë të fundit se ka djegur disa prej dokumenteve të tenderave abuzivë në katin e prokurimeve të godinës së saj.
LEXO EDHE: Tenderat sekretë, MSH: Të hapur për organet e drejtësisë, dosjet edhe në SPAK
Këto akuza janë mohuar nga ministrja Ogerta Manastirliu e cila një ditë më parë deklaroi se dokumentet i janë vënë në dispoziocion KLSH dhe do t’i kalojnë për verifikim edhe SPAK./abcnews.al
LEXO EDHE: Zjarri tek MSH, Spahia pesë pyetje të tjera Manastirliut: Pse ndodhi “incidenti” pas orarit zyrtar

