Merkato e Barcelonës është përqendruar në Serie A. Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic janë dy dëshirat e mëdha, teksa në Spanjë janë optimistë rreth blerjes së këtyrë dy lojtarëve. Mundo Deportivo raporton se klubi katalanas ka siguruar “po”-në e dy lojtarëve.
Tani duhen arritur akordet me Interin dhe Juventusin, që mbeten të komplikuara. Zikaltrit kërkojnë 111 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas, aq sa është edhe klauzola e largimit të tij. Marrëveshja finale mund të mbyllet edhe për 80 milion euro, me një lojtar katalanas që do zbarkojë tek Interi.
Sa i përket mesfushorit boshnjak, Juventusi kërkon Arthur në shkëmbim. Braziliani nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, teksa emra të tjerë po diskutohen mes klubeve. Pjanic është gati të nisë një aventurë të re dhe sezonin e ardhshëm do e shohim në një skuadër me Leo Messin. /abcnews.al