Prej një muaji në Patos nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, ndërsa zyrtarisht është në zonën e gjelbër.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për Abc News se pacienti zero në rrethin e Fierit ka qenë një 61-vjeçar nga Patosi, i cili mbërriti nga Italia.
Tashmë Patosi është jashtë hartës së rrezikshme, janë hapur të gjitha subjektet tregtare. Ndërsa qytetarët duket se po u gëzohen ditëve me diell.
Ndërsa në Fier, siç raporton gazetarja nga të dhënat e fundit nuk ka të infektuar të rinj. Nga 12 mostra që janë marrë dje rezulton që asnjë nuk është i konfirmuar me koronavirus. /abcnews.al