Sistem paralajmërues për COVID-19, Boris Johnson prezanton mënyrën e gjurmimit të virusit

schedule08:55 - 11 Maj, 2020

schedule 08:55 - 11 Maj, 2020

Një sistem paralajmërues për  koronavirusin do të lëshohet nga qeveria angleze për të gjurmuar virusin. Sistemi do të klasifikojë nivelin e rrezikut nga koronavirusi në një shkallë nga një në pesë dhe do të rifreskohet me të dhënat vazhdimisht. Vetë Boris Johnson, e  ka prezantuar sistemin e ri duke i përcjellë publikut edhe një slogan të ri; qëndroni vigjilentë, kontrolloni virusin, shpëtoni jetë.

Sistemi i ri do të aplikohet vetëm në Angli por qeveria po punon edhe me administratat e tjera që edhe ato të zhvillojnë sistemet e tyre. Sistemi lëshon alarme që variojnë nga i gjelbër, niveli i parë, deri tek i kuq, niveli i pestë.

Sipas Johnson, Anglia është aktualisht në fazën e katërt të rrezikut, por po ecën drejt fazës tre. Sipas departamentit të shëndetësisë në vend, 50 mijë teste koronavirusi janë dërguar në SHBA këtë vit për zhvillim pas disa problemeve në laboratorët britanikë. Ndërkohë, qeveria ka dështuar të arrijë objektivin për zhvillimin e 100 mijë testeve të përditshme, për të shtatën ditë radhazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!