Humbi 45 kg, trajneri i Adele zbulon sekretin e transformimit të këngëtares

schedule22:49 - 10 Maj, 2020

schedule 22:49 - 10 Maj, 2020

Këngëtarja e suksesshme Adele është kthyer ditët e funditnë qendër të vëmendjes. Kjo për shkak se këngëtarja u shfaq e transformuar, pasi ka humbur shumë kilogramë.

Brenda pak kohësh ajo arriti që të humbasë plot 45 kilogramë. Këngëtarja është vlerësuar për vullnetin, mirëpo, të shumtë kanë qenë ata që mendonin se Adele ka marrë masa drastike që të humbte peshë, duke nënkuptuar operacione plastike.

Por trajneri i këngëtares i ka hedhur poshtë këto. Sipas tij, Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori dhe aktivitet fizik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!