Torino pritet të lëvizë në merkato për të përforcuar sa më shumë ekipin për sezonin e ardhshëm në Serie A. Klubi italian ka piketuar edhe disa objektiva dhe një ndër tyre, është mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda.
Anësori i djathtë i Kosovës është një futbollist polivalent, që mund të luajë si në mbrojtje, ashtu dhe në repartin e mesfushës. Me përfaqësuesen e Kosovës, Vojvoda është preferuar më shumë në krahët e mbrojtjes, por me klubin e tij Standard Liege, ka provuar dhe mesfushën.
Vojvoda, 25 vjeç, është objektivi kryesor i drejtorit të Torinos, Davide Vagnati, raporton Tuttosport. Futbollisti shqiptar vlerësohet 2 milion euro nga Transfermarkt, por oferta e Torinos pritet të jetë më e lartë./abcnews.al