Juristi Elis Bilali e ka quajtur vendimin e qeverisë për t’i kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës vetëm hapin e parë i veprimeve që do ndërmerren. Ai tha se kjo nuk nënkupton medoemos shembjen, dhe se kjo tashmë do të varet nga vullneti i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre.
“Kalimi në pronësi të bashkisë së Tiranës është vetëm hapi i parë i veprimeve që do merren pastaj në zbatim. Duhet monitoruar e gjithë veprimtaria e Bashkisë për të zbatuar këtë akt. Do përcaktohen procedurat administrative, si do bëhet prishja.
Nuk u prish teatri vetëm sepse kaloi në pronësi, tani do shihet si do veprojë bashkia. Unë besoj se një rol shumë të rëndësishëm luan roli i qytetarëve.
Qytetarët që vlerësojnë se ai teatër mban vlera për ta, për Shqipërinë të shprehin vullnetin e tyre. Aspekti ligjor i shprehjes së vullnetit është një aspekt, por besoj se duhet të përfaqësojë interesin e qytetarëve. Tashmë nuk realizohet më sipas formës së qeverisë”, u shpreh Bilali./abcnews.al

