Futbolli vazhdon të jetë një nga pasionet e mëdha të sheikëve arabë. Një tjetër manjat pritet të marrë drejtimin e një klubi të njohur evropian. Marseille është e vetmja skuadër franceze që ka fituar trofeun e Champions League, sukses që e arritën kundër Milanit në vitin 1993.
Klubi që feston 121 vjetorin e themelimit në ditën e fundit të verës, mund të ndërrojë pronësi së shpejti. Kooora.com raporton se Al Waleed Bin Talal, një anëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i konsideruar si një nga njerëzit më të pasur në vend, ka shprehur interesin për blerjen e Marseille.
Pronari aktual, Franck McCourt e ka nxjerrë në shitje klubin kohët e fundit dhe po negocion me Bin Talal. Sheiku ka ambicie të mëdha, pritet të shpenzojë shumë dhe Marseille mund të ndjekë shembullin e PSG-së. /abcnews.al