S’e harron vendlindjen, bashkëshortja e Ronaldos publikon nismën e veçantë

schedule20:58 - 9 Maj, 2020

schedule 20:58 - 9 Maj, 2020

Georgina Rodriguez ka marrë një nismë interesante në këtë situatë të vështirë. Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, ka vendosur të ndihmojë sadopak spitalet e Spanjës, vendlindjes së saj, ashtu siç lajmëron në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Për momentin, ne të gjithë po kalojmë kohë të vështira. Spitalet, infermieret, doktorët, i gjithë personeli shëndetësor dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo pandemi, kanë nevojë për ndihmën tonë.

Spanja ka vuajtur shumë për shkak të COVID-19, kjo është arsyeja pse kam vendosur të jap ndihmën time. Kam zgjedhur katër artikuj të bukur veshjesh dhe fanellën e Juventusit të firmosur nga Ronaldo, për t’i shitur në @LESS_app.

Së bashku mund të ndihmojmë veten, shtetin tonë dhe gjithë botën. E gjithë shuma e fitimeve do t’i dhurohet spitaleve spanjolle për luftën ndaj COVID-19”, shkruan bashkëshortja e yllit portugez. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!