Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi dajen dhe nipin, gjykata lë në burg Aurel Shurbin

schedule10:24 - 9 Maj, 2020

schedule 10:24 - 9 Maj, 2020

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën pranë Urës së Drojës në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyert të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, në vendin e quajtur ura e Drojës, ku të plagosur mbetën daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!